PSG feston titullin e 10 kampion në Francë

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 22:57 | Futboll
PSG feston titullin e 10 kampion në Francë

Paris Saint Germain është shpallur kampion i Francës për herë të 10 në histori.

Një barazim 1-1 ndaj Lens i mjaftoi parizienëve që të rikthenin titullin në kryeqytet.

Leo Messi shënoi golin e vetëm të PSG, që e mbyll çështjen e titullit kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit.

Pavarësisht dominimit total në Francë, tifozët e PSG janë të zhgënjyer nga yjet e ekipit, pas eliminimit që në fazën e 1/8 të Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos