
Al Khelaifi i ka treguar derën të gjithë atyre që nuk duan të marrin përgjegjësi në skuadrën e Paris Saint Germain.
Neymar dhe Kylian Mbappe kanë marrë mesazh të fortë nga Presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi, nëpërmjet një interviste për “France Football”.
Al Khelaifi u shpreh se ata që nuk janë të kënaqur te klubi francez, dyert i kanë të hapura për t’u larguar.
“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, madje më shumë se më parë. Duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë. Nuk duhet të flenë mbi dafina. Nëse nuk i pëlqen kjo që po them unë, dyert i kanë të hapura për t’u larguar. Ciao! Nuk dua më sjellje VIP-ash”, ka thënë Al Khelaifi. Sipas mediave franceze, Neymar dhe Mbappe janë pjesë e dy grupeve që kanë përçarë ekipin. Neymar me brazilianët dhe Mbappe me francezët kanë pasur “fërkime” muajt e fundit dhe të dy yjet thuhet se e kanë mendjen te largimi nga kryeqyteti francez. (A2 Televizion)