PSG prezanton Donnarumma-n: Gati t’iu sjell gëzim tifozëve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 08:24 | Futboll
PSG prezanton Donnarumma-n: Gati t’iu sjell gëzim tifozëve

Mungonte vetëm zyrtarizimi, që erdhi pasditen e kësaj të mërkure. Gianluigi Donnarumma është futbollisti më i ri i Paris Saint Germain.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksesin në Euro 2020, klubi francez e ka prezantuar portierin italian nëpërmjet një video-postimi në rrjetet sociale ndërsa e cilëson një xhevahir të ri në Paris, gardianin 22-vjeçar.

“Jam i lumtur dhe ndihem gati për t’i sjellë gëzim tifozëve”, ishin fjalët e para të Donnarummas që ka firmosur me gjigantët parisienë deri në vitin 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos