
Në një kohë që hetimet për ekzekutimin mafioz të Santjago Malkos kanë ngelur në vendnumëro policia duket se është më e shqetësuar për të mësuar se kush në radhët e saj nxjerr foto ose të dhëna nga ngjarja.
Me dhjetëra efektivë kanë marrë vërejtje nga Drejtoria e Standardeve, kjo për të vetmen arsye se kanë parë të dhënat e 26-vjeçarit në sistemin TIMS.
Pikërisht në këtë sistem, sipas drejtuesve të policisë, dyshohet se edhe ka dalë foto, e cila u publikua në media.
Një tjetër rast i ngjashëm për të cilët policia mori masa drastike deri në pezullim të 4 oficerëve ishte dhe ngjarja e korrikut në Elbasan ku u sekuestrua një arsenal armësh. Por pavarësisht kësaj, gjykata e cilësoi pezullimin si të paligjshëm duke rikthyer në detyrë efektivët.
Vetëm përgjatë gushtit 7 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa të tjerë të plagosur. Ngjarjet më të rënda janë ato kriminale dhe që të cilat ende kanë mbetur të pazbardhura. (A2 Televizion)