Zjarri djeg 45 000 fuçi me uiski

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 11:54 | Bota
Zjarri djeg 45 000 fuçi me uiski

Një zjarr në një magazinë në Kentaki të Shteteve të Bashkuara ka shkrumbuar 45 000 fuçi me uiski. Zjarri nisi të martën dhe përfundoi vetëm një ditë më pas, ndërsa autoritetet u përpoqën në maksimum që të shmangnin rrjedhjen e alkoolit në lumin e Kentakit.

Fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar, por ndotja e ambientit është rreziku më i madh me të cilin autoritetet po përballen. Zjarrfikësit ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por një zëdhënës tha se mendojnë që gjithçka nisi pas një rrufeje.

Godina e shkrumbuar është vetëm një nga 126 magazinat e kompanisë Jim Beam në Kentaki. Në total, aty ndodhen 3,3 milionë fuçi me uiski. Një fuçi, mban 200 litra uiski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos