Publikohen pamjet e tmerrshme nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 14:24 | Bota

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Adenit në Jemen.

Sipas forcave të sigurisë, sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avioni që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë.

Në avion, raportohet se ishte i pranishëm kryeministri, Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber, dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të palënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial.

"Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj", shkruan kryeministri Maeen. (A2 Televizion)

https://youtu.be/kPcjkKR-SwQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos