Vrasja e 20-vjeçarit Daunte Wright nga një efektive policia shkaktoi përsëri protesta masive në Mineapolis, qytetin ku vitin e kaluar u vra George Floyd. Policia publikoi videon e vrasjes, duke e quajtur incident. Shefi i Policisë së “Brooklyn Center”, Chief Tim Gannon, thotë se efektivja veterane, Kim Potter, qëlloi gabimisht me pistoletë në drejtim të Wright, në vend që të nxirrte pistoletën elektrike, për ta neutralizuar. Vrasja ka shkaktuar një valë të re protestash në ditët e fundit që shpesh kanë përfunduar në shfaqje dhune, në disa qytete amerikane. (A2 Televizion)
Publikohen pamjet e vrasjes 20-vjeçarit me ngjyrë, që ndezën edhe një herë zjarrin në Mineapolis
