Publikohen pamjet, pak momente para vrasjes së Behar Sofisë, autori çaloi për të mos u identifikuar

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 17:37 | Kronikë
Publikohen pamjet, pak momente para vrasjes së Behar Sofisë, autori

Behar Sofia sapo kishte dalë nga kafeneja në një qendër tregtare në rrugën e Elbasanit. Por këto do të ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi pak metra më tutje, në unazë, në afërsi të Lanës e priste vrasësi.

Enejt Shyti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa për t’u mos identifikuar çalon në rrugën që lidh urën që të çon drejt kishës katolike dhe piramidës.

https://a2news.com/2021/03/15/krimi-ne-shqiperi-vrasesit-me-pagese-qe-nuk-u-paguan-asnjehere/

Për një moment, ai kalon në krahun tjetër të rrugës, por këtu Behar Sofia me nxitim kalon semaforin. 24-vjeçari detyrohet të kthehet pas, ndërsa pamjet filmike tregojnë sesi ai i del përballë 66-vjeçarit për t’u siguruar se ai është objektivi.

https://a2news.com/2021/03/15/vrasja-e-behar-sofise-jepet-masa-per-4-te-arrestuarit/

Më pas, Shyti kthehet sërish dhe e ndjek viktimën i veshur me një xhup të zi dhe me kapuç për tu mos diktuar. Pas krimit të rëndë, ai u largua me një biçikletë në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa hetuesit arritën të gjejnë rrobat që kishte hedhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos