Publikohen të nominuarit për çmimin “FIFA The Best”

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 22:04 | Futboll

FIFA ka publikuar 14 lojtarët e nominuar për çmimin “The Best 2022”, ku vlerësohet futbollisti më i mirë i vitit.

Leo Messi (kampion bote dhe Topi i Artë i Kupës së Botës) dhe Karim Benzema (Topi i Artë në fuqi dhe fitues i kampionatit spanjoll e Champions League) janë favoritët kryesorë.

Për t’u njohur me 14 të nominuarit, shfletoni galerinë e mësipërme.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet në 27 shkurt. Votat do të ndahen kështu: 25% nga gazetarët, 25% nga kapitenët e kombëtareve, 25% nga trajnerët e kombëtareve dhe 25% i mbetur, nga tifozët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos