Rikthehet Superliga, Partizani përballë Vllaznisë, Tirana udhëton në Laç

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 13:18 | Futboll
Rikthehet Superliga, Partizani përballë Vllaznisë, Tirana

Pas pushimeve dimërore, Superliga shqiptare ndez motorët, këtë të premte, me duele mjaft interesante. Tirana përballet me Laçin një skuadër që pas një starti të vështirë po ringrihet në klasifikim. Megjithatë, për bardheblutë detyrim është vetëm fitorja në rast se duan të rivalizojnë deri në fund Partizanin për titullin.

Nga ana tjetër, Partizani luan me Vllazninë në shtëpi. Skuadra e Kolelës kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se bardheblutë, megjithatë kjo nuk i jep aspak siguri trajnerit Italian. Përballë kanë shkodranët një skuadër që objektiv ka një vend në kupat e Evropës.

Po të premten, Kukësi përballet me Bylisin në transfertë, ndërsa të shtunën janë rezervuar dy duelet e fundit. Erzeni përballet me Egnatian ne Rrogozhinë, një ndeshje direkte për vendin e tretë, ndërsa gjithçka mbyllet në orën 16:00 ku Teuta pret Kastriotin në shtëpi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos