Pamjet tragjike të një burri me ngjyrë i cili humbi jetën pasi një polic i kishte vendosur gjurin në qafë gjatë arrestimit, qarkulluan në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer edhe një herë temën e nxehtë të racizmit në forcat e rendit. Në video dëgjohet viktima, George Floyd, i cili i thotë disa herë policit që nuk mund të marrë frymë dhe se i dhemb stomaku. Por pavarësisht lutjeve, efektivi nuk e heq gjurin nga qafa e tij. Floyd më vonë u shpall i vdekur në spital. Për ngjarje, 4 policë u pushuan nga puna, ndërsa FBI ka nisur zyrtarisht hetimet. (A2 Televizion)
Publikohet video e arrestimit të njeriut me ngjyrë para vdekjes
