Puna e prokurorisë, Çela kritika oficerëve gjyqësorë: Zvarrisin hetimet

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 12:54 | Aktualitet
Puna e prokurorisë, Çela kritika oficerëve gjyqësorë:

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për vitin 2020, lëshoi kritika mbi cilësinë e punës së oficerëve gjyqësore, e cila sipas tij nuk është në nivelin e duhur, pasi shpesh zvarrisin hetimet.

Për rrjedhojë, Çela paralajmëroi se po hartojnë një udhëzim të ri për marrjen e të dhënave sa i përket volumit të tyre të punës. Sipas kryeprokurorit, në këtë mënyrë ata do të marrin informacion në mënyrë periodike për punën e oficerëve.

Ndër të tjera, Çela tha se Kryeprokurori është i kufizuar dhe për këtë theksoi se është e rëndësishme rritja e kompetencave të tij.

Ndërkohë, kreu i KLP Gent Ibrahimi e cilësoi si të parakohshme kërkesën e tij. Sipas tij, kryeprokurori duhet të përqendrohet në çështje të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos