
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.
“Nga 1 qershori hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe mjetet e transportit dhe rekomandohet kudo ku nuk mund të ruhet distancomi social. Ora policore do të kalojë në datën 1 qershor në orën 23: 00 deri në 6. Klubet dhe diskot vijojnë të mbyllura, muzika lejohet në orën 22:00. Nga data 15 qershor, grumbullimet bëhen nga 10 në 50 persona duke respektuar masat. Nga 1 korriku ora shtyhet deri në 24. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuar deri 30% lejohen teatrot, konferencat me kapacitet të reduktuar deri në 30%”.
Sipas Rakacollit ky vendim erdhi në bazë të monitorimit të indikatorëve bnë vend ku situata paraqitet e qëndrueshme. Nga ana e saj drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, e cila raportoi për situatën e koronavirusit në vend, tha se pavarësisht uljes së transmetueshmërisë së virusit, pandemia nuk ka përfunduar. Ajo apeloi për ruajtjen e vigjilencës dhe respektimin e masave.
“Pavarësisht dendësisë së ulët të transmetimit të virusit, incidenca ka zbritur në 14 për 100 mijë raste me ulje të mesatares ditore 28 në 42. Numri i bashkive me raste të reja është 9, 48 meshkuj 52 femra shtrimet spitalore të ulët, 7 persona në terapi intensive. Për disa javë po bie pozitiviteti i mostrës në 0.8 %. Ndihmesë ka qenë procesi i vaksinimit që po shkon me ritme të shpejta. Por pandemia nuk ka përfunduar. Është e rëndësishme të zbatojmë maskat të mbajmë maskat distancën dhe higjienën”, deklaroi Fico.
(A2 Televizion)