
Pushohet hetimi i nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lala dhe noteres Farie Deri.
Ata u hetuan nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krumë të Hasit.
Sipas SPAK, ka rezultuar se nuk ka pasur vepër penale.
Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. (A2 Televizion)