Pushtimi i Ukrainës vijon, Lavrov: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 16:29 | Bota
Pushtimi i Ukrainës vijon, Lavrov: Perëndimi nuk respekton ligjin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Rusia do të jetë gjithmonë gati për dialog pavarësisht se forcat e saj ushtarake kanë pushtuar Ukrainën.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë në Perëndim nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, përpiqen të shkatërrojnë dhe të promovojnë atë që ata quajnë rend të bazuar në rregulla”, tha Lavrov, raportoi media shtetërore ruse RIA Novosti. “Ne kemi pasur diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, dhe anëtarë të tjerë të NATO-s”, tha Lavrov. “Shpresojmë se ka ende një mundësi për t’u rikthyer te ligji ndërkombëtar dhe detyrimet ndërkombëtare”.

Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se Rusia do të jetë gjithmonë gati për dialog, “që do të na rikthejë të drejtësia dhe parimet e kartës së OKB-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos