Luftime të ashpra në Kiev, rrëzohet avioni ukrainas dhe 3 helikopterë rusë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 13:49 | Bota
Luftime të ashpra në Kiev, rrëzohet avioni ukrainas dhe 3

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Ukrainës, pas sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.

Mediat në Moskë raportojnë se një avion i Ukrainës, është rrëzuar në periferi të Kievit, ku si pasojë kanë ndërruar jetë edhe 5 persona.

Ndërkohë, CNN raporton se Ministria e Brendshme e Ukrainës, ka thënë se ka rrëzuar 3 helikopterë rusë pranë Gostomel, një rajon në Kiev. (A2 Televizion)

Rusi-Ukrainë, çfarë duhet të dini për luftën

  • Ukraina është shtet kufitar me Rusinë. Është shteti i dytë më i madh në Europë në sipërfaqe, dhe është pushtuar nga Rusia, shteti i parë më i madh në botë për nga sipërfaqja.
  • Ukraina ka një popullsi prej rreth 44 milionë banorë, Rusia 144 milionë.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se objektivi i tij është demilitarizimi i Ukrainës.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të luftojë për lirinë e vendit të tij.
  • Si një republikë e ish-Bashkimit Sovjetik, Ukraina ka lidhje të forta kulturore me Rusinë, dhe rusishtja është gjuhë e folur gjerësisht në vend.
  • Rusia ka aneksuar pjesë nga territori i Ukrainës që prej vitit 2014, kur mori Gadishullin e Krimesë.

Si nisi pushtimi i Ukrainës?

  • Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas.
  • Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë, do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
  • Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
  • Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
  • Sipas njoftimeve paraprake, të paktën 8 ushtarë ukrainas janë vrarë.
  • Në Kiev, janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
  • Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
  • Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.

A2 CNN Livestream

Latest Videos