Darren dhe Carolyn Carter kanë bërë një foto duke festuar vrasjen e një luani në Afrikën e Jugut dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat.
Legelela Safaris, një nga kompanitë që ofron paketa gjuetie për turistët, e shpërndau foton në Facebook, duke shkruar: “Ditë e lodhshme nën diellin e nxehtë të Kalaharit. Ju lumtë! Një luan përbindësh”.
Eduardo Goncalves, aktivist për të drejtat e kafshëve, tha se çiftit duhet t’i vijë turp nga vetja pasi kanë vrarë një kafshë të pafajshme.
“Nuk është romantike të vrasësh një luan që besoj se është i zbutur, i rritur për të qenë gjah dhe i vrarë në një rrethim. Ky çift duhet të turpërohet, të mos mburret para aparatit me “arritjen” e tij”, tha Gonçalves.
Vetë çifti nuk ka pranuar të prononcohet për foton. (A2 Televizion)