
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin premtoi të vijonte me zhvillimin e një rakete me reaktorë bërthamorë, që besohet të jetë në qendër të një incidenti vdekjeprurës.
5 inxhinierë dhe 2 persona të tjerë humbën jetën në gusht të këtij viti, pas shpërthimit që ndodhi gjatë testimit të pajisjes së re. Incidenti rriti rrezatimin bërthamor në veri të Rusisë me 16 herë mbi nivelin normal. Ekspertët ndërkombëtarë të mbrojtjes besojnë se kjo ishte pjesë e raketës me reaktor bërthamor.
“Ne do të vazhdojmë të perfeksionojmë këtë armë pavarësisht çdo gjëje”, tha Putin ndërsa nderoi familjarët e viktimave.
Shefi i Kremlinit shtoi më tej se posedimi i një teknologjie të tillë është garanci për paqen në planet. Pavarësisht këtyre deklaratave, lideri rus nuk specifikoi se për çfarë arme bëhet fjalë, por vetëm nënvizoi se nuk ka të krahasuar me asnjë armë tjetër në botë. (A2 Televizion)