Putin mesazh për ushtarët rusë, premton kompensim për familjet e viktimave

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 21:03 | Bota
Putin mesazh për ushtarët rusë, premton kompensim për

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ruse, presidenti Putin u drejtoi një mesazh trupave ruse, të cilët i vlerësoi për trimërinë e treguar në Ukrainë.

Kreu i Kremlinit listoi disa raste të akteve që ai i quajti “heroike” të ushtarëve rusë në luftë ndaj të ashtuquajturve forcave neonaziste në Ukrainë.

Ai gjithashtu premtoi se familjarët e ushtarëve të vrarë në këto luftime do të kompensohen, pas specifikuar shumën.

Një ditë më parë, Kremlini rrëzoi lajmet nga Ukraina dhe pranoi se 498 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 8 ditëve luftime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos