




Putin nuk do të jetë prezent në funeralin e Yevgeny Prigozhin. Lajmin e bëri të ditur Kremlini mëngjesin e së martës.
“Prezenca e presidentit nuk është e parashikuar,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët.
Peskov shtoi se Kremlini nuk kishte ndonjë informacion specifik për funeralin, dhe se detajet e përgatitjeve ju ishin lënë familjarëve.
Nuk dihet ende se kur do të mbahet funerali i Prigozhin-it, por mediat raportojnë se në varrezën e Shën Petersburgut ishin rritur masat e sigurisë këtë mëngjes.
Putini i bëri homazhe Prigozhin-it pas rrëzimit të avionit javën e shkuar, duke e cilësuar atë një biznesmen të talentuar por që bëri "gabime serioze". (A2 Televizion)