Stuhia shkatërron fushën me luleshtrydhe në Itali, çifti kërkon ndihmë në Instagram! Shfaqen 80 vullnetarë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 09:16 | Bota

Nëse di të përdorësh rrjetet sociale, atëherë ato do të jenë në shërbimin tënd. Ky është rasti i një çifti në Itali, që përmbytjet i morën punën e një viti. Andrea Tagliabue dhe gruaja e tij Serena Pini kishin një fermë luleshtrydheje, por për shkak të përmbytjeve, ajo që kishte mbetur ishte një kaos. Për pasojë, ato bënë një apel në rrjetet sociale që t’i vinin t’i ndihmonin.

“Nëse do të kishe vetëm një orë kohë në ditët në vijim për të na ndihmuar të lëvizim vazot, do të ishte një gjest jashtëzakonisht i çmuar për ne”, kishin shkruar në rrjetet sociale.

Apeli i tyre u dëgjua nga 80 qytetarë, kryesisht klientë të çiftit, por jo vetëm.

“Nuk e prisnim kurrë një përgjigje të tillë. Në vetëm një ditë, falë kontributit të gjithë këtyre njerëzve, bëmë një punë pastrimi që do të kishte marrë të paktën dy muaj nëse do ta kishim përballuar të vetëm”, thotë Serena Pini.

Dëmi përllogarritet i madh. Katër mijë fidanë luleshtrydhe të shkatërruara dhe dy mijë kavanoza të thyer, ose rreth 15 mijë euro të shkuara dëm, pa llogaritur humbjen e fitimit që do të kishte ardhur nga shitja e reçelrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos