Putin “përkëdhel” Serbinë, eksperti: Karta e vetme për të zbatuar politikat e tij

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 10:20 | Aktualitet

Eksperti i sigurisë Idrizan Shala ka komentuar ën Ditari në A2 CNN telegramin e Putinit ku e cilësonte Serbinë një partner të rëndësishëm dhe të besueshëm të Rusisë. Sipas tij Putin po synon ta mbajë Vuçiç si kartën e vetme për të realizuar objektivat e tij “Presidenti rus po tenton që ta mbajë si kartë të vetme në Europë e rajon Aleksandër Vuçiç për ta zbatuar politikat e tij. Kjo vjen tani që Serbia është në presion nga BE për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Në anën tjetër dhe një largim nga Rusia rrezikon destabilizimin e rajonit dhe kështu Rusia do t’i tregojë Serbisë që ke detyrime ndaj meje”, tha Shala. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos