Hasimja: Rama po i gënjen njerëzit me uljen e TVSH-së. Çmimet nuk do të ulen, por do të rriten

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 23:09 | Politikë

“Qeveria do të marrë nga xhepat e qytetarëve 150 milionë euro më tepër”.

Kështu u shpreh Ermal Hasimja, nga Forumi i Dialogut Politik, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke komentuar paketën e masave fiskale.

“Çudia më e madhe është se kjo po bëhet kur ka popullin në protestë për rritjen e çmimeve. Ata dalin për koston e jetesës dhe ti ua rrit koston e jetesës, duke i gënjyer me pjesën e uljes së TVSH-së, që nuk ka për të pasur asnjë impakt”, theksoi më tej Hasimja.

“Nuk e di a ka këshilltarë që t’i thonë se këto masa do të japin efekte problematike. Pa përmendur dekurajimin e investimeve të jashtme etj. Duhet që dikush t’i thotë kryeministrit se nga do i nxjerrë 150 milionë euro nga njerëzit që janë të pakënaqur dhe që kanë dalë në shesh. Unë vë bast që çmimet nuk do të ulen aspak, por do të rriten”, u shpreh Hasimja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos