Zgjedhjet në Izrael, asnjë parti nuk siguron shumicën. Netanyahu rrezikon humbjen

Nga Erjon Dervishi
27 Tetor 2026, 23:42 | Bota

Në Izrael janë mbyllur zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme. Sipas raportimeve, pjesëmarrja totale në votime ka qenë tepër e lartë, në afro 75 për qind.

Sondazhet e publikuara nga mediat izraelite tregojnë se blloku i sfiduesit të Netanyahut, Gadi Eisenkot ka dalë grupi më i madh, por akoma larg mundësisë për të bërë shumicën.

Partia “Likud” e kryeministrit Benjamin Netanyahu pritet të jetë partia më e madhe e vetme në Parlamentin izraelit, por për të krijuar qeverinë do të duhet të bëjë koalicion, shkruan A2.

Nga ana tjetër, partitë arabo-izraelite kanë fituar një numër rekord vendesh në Parlament, çka mund t’ia vështirësojnë koaliconin Netanyahut.

Sipas medias kryesore izraelite “Channel 12”, blloku i Netanyahut parashikohet të bjerë nga 68 vende në Parlamentin e mëparshëm në 50 vende.

Blloku rival 52 vende, ndërsa sondazhet sugjerojnë se partitë arabe kanë një rekord prej 18 vendesh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos