Paketa e re fiskale, Teliti: Çdo gjë do ta blini me TVSH të rritur

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 23:32 | Ekonomi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, shpjegoi efektet që do të ketë, sipas tij, paketa e re fiskale.

“Sa herë që rriten kostot, rriten çmimet. Ky është ligj i ekonomisë. Ka një element: ulja e kufirit për biznesin e vogël. Sot, një biznes pa TVSH është me xhiro vjetore deri në 100 milionë lekë të vjetra. Nga nesër, do të zbresë në 50. Do jenë mijëra dyqane lagjesh, dyqane fshatrash që janë me lista, që nesër do u rritet kostoja pasi futen në skemën e TVSH-së”, tha Teliti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas Telitit, këto dyqane do të rrisin çmimet.

“Çdo çorape do e blini me 21% TVSH, faturat do ju vijnë me 21% TVSH… Çdo gjë që prodhohet do të kushtojë më shumë. Edhe transporti do të kushtojë më shumë”, tha më tej Teliti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos