Putin takon Assad dhe tallen me Trump

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 12:42 | Bota
Putin takon Assad dhe tallen me Trump

Presidentët Vladimir Putin dhe Bashar Al Assad janë filmuar në një video duke u tallur me Donald Trump, ku thonë me qesëndi se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të vizitojë Sirinë.

Liderët e Rusisë dhe Sirisë shfaqen ndërsa diskutojnë rreth Donald Trump në një samit të zhvilluar së fundmi në Damask, gjatë vizitë në një Kishë Ortodokse greke.

Videoja u regjistrua nga një gazetar rus dhe më pas u publikua në rrjetet sociale.

https://youtu.be/F8Wl1C5BEOU

Gjatë diskutimeve të tyre, Putin dhe Assad biseduan për një histori të Biblës që flet për konvertimin e Saulit në të krishterë gjatë rrugës së tij për në Damask. Historia vijon më tej me Zotin që e godet persekutorin e të krishterëve, i cili u kurua dhe u kthye në rrugën e besimit.

Në video duket Assad që shprehet “Sikur të udhëtonte dhe Trump drejt Damaskut, do të kthehej në rrugën e duhur”. Të dy liderët më pas qeshën, përpara se Putin e shtyu Assad që t’i dërgonte një ftesë kreut të Shtëpisë së Bardhë duke shtuar “Ai do të vijë”. Assad më tej tha “Jam gati ta ftoj”, me Putin që i përgjigjet duke buzëqeshur “Do t'i them atij”.

Presidenti Putin zhvilloi një vizitë surprizë në Siri ku bisedoi me homologun Assad rreth zhvillimeve të fundit në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos