“Pyesje administratoren, përgjigjej deputeti”, Zhupa: Skenar për të penguar punën e komisionit

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 13:39 | Politikë
“Pyesje administratoren, përgjigjej deputeti”, Zhupa: Skenar

Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 CNN, se ajo që ra në sy në komisionin hetimor për inceneratorët ishte se deputetët e Partisë Socialiste “kanë një skenar për të penguar punën e komisionit”.

“Një administrator që vjen të dëshmojë në një komision hetimor, duhet të vijë i përgatitur me dokumente, por ajo duket se donte të pengonte hetimin dhe donte të jepte sa më pak informacion. Erdhi në komision vetëm me disa foto nga Sharra, duke treguar se si ishte dhe si është. Nuk kishte asnjë dokument me vete për bilance financiare apo detyrime kontraktuale ndaj punonjësve. Pavarësisht kësaj, ne arritëm që t’i nxirrnim disa të vërteta: atje doli qartë që paratë publike janë marrë menjëherë, për një shërbim që nuk ofrohet. Aty nuk është ndërtuar ende impianti, as themelet nuk janë. Është një fushë e ravijëzuar vetëm”, shpjegoi Zhupa.

https://a2news.com/2022/02/14/komisioni-i-inceneratoreve-merren-deshmite-e-para-ish-administratori-me-kane-vjedhur-leket/

Më tej, deputetja demokrate ironizoi kolegët socialistë: “Ishte interesante se si përgjigjeshin deputetët e Partisë Socialiste në vend të dëshmitarëve. Pyesje zonjën Kodra, të përgjigjej zoti Pëllumbi. Ata kanë një skenar për të penguar punën e komisionit dhe në pyetjet e vështira ndërhynin gjithmonë, për t’i sugjeruar përgjigje dëshmitarëve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/15/menaxhimi-i-mbetjeve-banka-boterore-70-e-tyre-nuk-administrohen-ashtu-sic-duhet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos