Pyetet për Mbappe, Benzema e minimizon: Të mos flasim për gjëra të vogla

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 15:04 | Futboll
Pyetet për Mbappe, Benzema e minimizon: Të mos flasim për

Karim Benzema, në prag të finales së Champions League, u pyet mbi Kylian Mbappe, i cili vendosi të rinovonte me PSG kur i kishte dhënë fjalën Realit të Madridit se do të transferohej në Spanjë pas fundit të këtij sezoni.

“Të shtunën luajmë finalen e Champions League dhe nuk është momenti për të folur për gjëra të vogla”, tha sulmuesi i madrilenëve.

Kur gazetarja i tha se nuk po e mërziste më me pyetje mbi shokun e tij të kombëtares së Francës, Benzema shtoi: “Nuk jam i mërzitur fare, por jam i përqendruar në finale, që është më e rëndësishme sesa të mendojmë për këto gjëra”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/21/mbappe-nderron-zyrtarisht-mendje-rinovon-me-psg-pas-ofertes-rekord/

A2 CNN Livestream

Latest Videos