
Ka nisur sot numri mbrapsht i botërorit "Qatar 2022".
Si sot pas 4 vitesh, për herë të parë në historinë e futbollit, një kampionat botëror do të luhet gjatë stinës së dimrit.
Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që një kompeticion me të tilla përmasa të zhvillohet normalisht duke parë që vera në Katar shoqërohet me temperatura tejet të larta.
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka udhëtuar ditët e fundit drejt Lindjes së Mesme për të vizituar ambientet ku do të zhvillohet Botërori i radhës dhe është shprehur se Qatar 2022 ka premisa të jetë Botërori më i mirë i zhvilluar ndonjëherë. (A2 Televizion)