AirlineRatings.com, uebsajti i famshëm i rankimit ka shpallur kompaninë “Qatar Airways” si linjën më të mirë ajrore për vitin 2021.
Kompania është vlerësuar në bazë të sigurisë gjatë fluturimit që është edhe kriteri më i rëndësishëm, për inovacionet dhe përkushtimin për udhëtarët nga mbarë bota edhe gjatë pandemisë së covid-19, operacionet e sigurisë, kërkimin e përsosmërisë dhe udhëheqjes në çështjet mjedisore.
AirlineRatings.com, uebsajti i famshëm i rankimit ka shpallur kompaninë “Qatar Airways” si linjën më të mirë ajrore për vitin 2021 Kompania është vlerësuar në bazë të sigurisë gjatë fluturimit, për inovacionet dhe përkushtimin për udhëtarët nga mbarë bota edhe gjatë pandemisë së covid 19
Këta faktorë kanë bërë që “Qatar Airways” të jetë për këtë vit lider i industrisë ajrore. Çmimi i ekselencës në industrinë ajrore shpërndahet prej 100 vitesh dhe në gjykim vlerësohet siguria dhe auditet e qeverive respektove dhe janë 11 kritere bazë, së pari për t’u përfshirë në rankim, e më pas për t'u vlerësuar duke nisur nga vlerësimi i pasagjerëve, ofertat e produkteve dhe mosha e flotës së avionëve.
Bashkë me vlerësimin, “Qatar Airways” ka shënuar në 1 vit e gjysmë pandemi fitime vjetore të jashtëzakonshme, përpos krizës që pushtoi industrinë me anulimin e fluturimeve për thuajse 6 muaj. (A2 Televizion)