U kap duke transportuar 286 kg kanabis, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 09:04 | Kronikë
U kap duke transportuar 286 kg kanabis, arrestohet 44-vjeçari në

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap duke tranpsotuar lëndë narkotike. Në operacionin e “Rapshi" u arrestua Kastriot Guraj nga Dobraçi, i dënuar më parë për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis të njomë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin  kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që transportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos