6 persona, një prej të cilëve i mitur, mbetën të plagosur me armë zjarri në St.Luis, para se makina e autorëve të përplasej nga një tren.
Të 6 të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas policisë së St. Louis, një kërkim ka nisur për 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët u larguan më këmbë pasi makina e tyre u përplas nga një tren.
Në incident mbetën të lënduar lehtë dhe 10 pasagjerë të trenit. (A2 Televizion)