Qershorët e qeseve - 31 Minuta

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 14:27 | 31 Minuta
Qershorët e qeseve - 31 Minuta

Më 1 një qershor hyn në fuqi ligji për ndalimin e qeseve plastike një përdorimshe. Ndryshe nga sa është premtuar ndër vite, madje edhe disa muaj para miratimit të ligjit, qeset nuk do të ndalohen totalisht. Prodhuesit lejohen të nxjerrin në treg  qese plastike, të cilat do të jenë shumë përdorimshe, më të mëdha, më të trasha dhe të riciklueshme.

Dështimet ndër vite të kësaj nisme i bëjnë ekspertët e mjedisit dyshues për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e vendit. Nisma e qeverisë “Shqipëria vendi i parë në Europë pa qese plastike” tashmë ka dështuar dhe nga 1 qershori qeset do të kushtojnë dyfish më shtrenjtë nëse nuk zgjidhni çanta të tjera për pazar. (A2 Televizion)

https://youtu.be/LxnOwFBUUcM

A2 CNN Livestream

Latest Videos