Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin për gradat honorifike për sportistët elitarë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 13:07 | Politikë
Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin për gradat honorifike

Qeveria ka miratuar vendimin për të dërguar në parlament një projektligj, sipas të cilit, do të vlerësohen me grada honorifike ushtarake sportistët elitarë të vendit.

Vendimin e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. “Vendosjen në ligj të gradave honorifike për sportistët elitarë. Natyrisht, ka një renditje dhe nivel të ndryshëm gradash, kolonel, nënkolonel dhe major, që në vartësi të rezultateve e përfitojnë këtë gradë. Sportistët e mbajnë gradën honorifike dhe përfitimet financiare, sipas gradës, deri në daljen në lirim, njëlloj si për të gjithë ushtarakët. Ligji do të kalojë në komisione dhe parlament dhe do të kemi ceremonitë për të vlerësuar sportistët tanë”, tha Peleshi.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos