Buxheti 2023, Komisioni i Ekonomisë jep miratimin, votohet të enjten

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 17:53 | Politikë
Buxheti 2023, Komisioni i Ekonomisë jep miratimin, votohet të enjten

Pa ngritje zëri, pa debate dhe kundërshtime u miratua nen për nen projektbuxheti për vitin2023, në komisionin për Ekonominë në Financat.

Për shkak të situatës në vend me përmbytjet, diskutimet u fokusuan tek fondi për emergjencat civile.

Deputetja e Partisë Demokratike Emilia Koliqi u ndal te buxheti i ulët i Ministrisë së Mbrojtjes për Emergjencat Civile, një shqetësim ky që mori përgjigjen e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Shqetësimet kryesore për deputetin socialist Erion Braçe kishin të bënin edhe njëherë me bujqësinë, që nga ulja e fondeve të skemës së naftës, tek sistemi i taksimit të grumbulluesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore.

Një tjetër kritikë e tij, kishte të bënte me shtimin e radhës të numrit të punonjësve të administratës. 

Votimi pro në Komisionin për Ekonominë në Financat i hap rrugë miratimit përfundimtar të projektbuxhetit për vitin 2023, në seancën e ardhshme plenare në Kuvend, atë të datës 24 nëntor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/21/banka-boterore-buxheti-per-fatkeqesite-natyrore-i-pamjaftueshem/
https://a2news.com/video/buxheti-2023-ku-shkojne-fondet-dhe-sa-shpenzohet-per-mbrojtjen-sociale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos