Qeveria e RMV, Aleanca për Shqiptarët merr 3 ministri

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 10:42 | Aktualitet

Aleanca për shqiptarët, deri më tani në opozitë, do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Vendimi u njoftua pas bisedimeve disa ditore me kryeministrin Maqedonas Dimitar Kovaçevski. Partia ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i japë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga LSDM, BDI dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare. Më shumë detaje dha për Ditarin në A2 CNN, sekretarja për barazi gjinore në BDI Saranda Imeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos