Mbërrin në paraburgimin e Fierit kryebashkiaku Erion Veliaj

Nga Çaku Tafa
28 Tetor 2026, 14:14 | Kronikë

Mbërrin në paraburgimin e Fierit kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Sipas informacioneve vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e Burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos