Qeveria merr disa vendime në prag të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 16:05 | Politikë
Qeveria merr disa vendime në prag të mbledhjes së

Në prag të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Këshilli i Ministrave në Tiranë miratoi dy vendime që lehtësojnë jetën e qytetarëve në dy anët e kufirit.

E para lidhet me marrjen e lejes së qëndrimit. "Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme", tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

https://a2news.com/2021/11/24/miratohet-marreveshja-vetem-nje-aplikim-per-lejeqendrimi-5-vjecare-per-shtetasit-e-kosoves/
https://a2news.com/2021/11/24/qeveria-vendos-vitin-e-ardhshem-shkollor-do-te-kete-tekst-unik-per-abetaren/

Një tjetër vendim në shërbim të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare është dhe ai për njohjen e sigurimeve shoqërore-shëndetësore, që sjell dhe njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet më 26 nëntor në Elbasan, ku pritet që të rishqyrtohen të gjitha marrëveshjet e firmosura deri më tani mes dy shteteve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/24/emetimi-i-eurobondit-ibrahimaj-do-te-perkthehet-ne-investime-dhe-rritje-ekonomike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos