Meta cakton 3 dhjetorin për hedhjen e shortit të zgjedhjes së anëtarëve të KED

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 12:13 | Politikë
Meta cakton 3 dhjetorin për hedhjen e shortit të zgjedhjes së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka caktuar datën 3 dhjetor në orën 11:00 për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Kreu i shtetit ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit, si dhe fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që të jenë të pranishëm përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Sipas njoftimit të presidencës, procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos