Qeverisja pas 25 prillit, Rama: Paga minimale dhe zerimi i taksës për biznesin e vogël, gur themeli

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 18:34 | Aktualitet

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për të rritur vit pas viti pagën minimale gjatë mandatit të tretë qeverisës. Pasi bëri një rikthim në vite, kreu i qeverisë tha se paga minimale 30 mijë lekë sot është një realitet dhe do të konsiderohet një stacion në një rrugë që vazhdon. “Paga minimale është vendosur 30 mijë lekë tanimë dhe kemi ambicien për ta rritur vit pas viti. Por, pjesën se çfarë do të bëjmë do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të mandatit kur do të shpalosim vizionin tonë “Shqipëria 2030” dhe planin tonë të veprimit 2021-2025. Paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por një stacion në një rrugë që vazhdon dhe sigurisht që kjo pagë nuk është një shumë për lëvdata, por është shumë sfiduese për ata që e përfitojnë këtë pagë, por edhe për ne. Por krahasuar me ku ishim jemi ku e ku. Në 2013, kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale, sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’u them të gjithëve që duhet ta shohin këtë si një proces dhe një stacion në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje”, tha kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos