Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bjellorusisë, Rey Manaj tund rrjetën në Budapest

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2026, 18:39 | Futboll

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bjellorusisë, Rey Manaj tund

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë gjetur golin në minutën e 28-të, falë sulmuesit Rey Manaj, i cili nuk ka gabuar përballë portës kundërshtare.

Në sfidën që po zhvillohet në Budapest, skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka marrë epërsinë 1-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt objektivit për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Goli i Manajt u shoqërua me protesta nga futbollistët bjellorusë, por pas verifikimeve, realizimi i sulmuesit kuqezi u konfirmua.

Shqipëria e nisi takimin me Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje janë Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë aktivizohen Hysaj, Juljan Shehu, Asllani dhe Pilo, ndërsa Hoxha e Laçi mbështesin Manajn në sulm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos