Qindra fishekzjarrë shndërrohen në një bombë në SHBA, 2 viktima

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 10:01 | Bota

Autoritetet amerikane kanë deklaruar vdekjen e të paktën 2 personave pas shpërthimit të fuqishëm të ndodhur në Ontario, një qytet rreth 50 kilometra nga Los Anxhelos, në Kaliforni.

https://twitter.com/Prudencepms/status/1371910566550274048

Ende nuk është e qartë dinamika dhe shkaku i shpërthimit, por fishekzjarrët, sipas forcave zjarrfikëse, ishin një përzierje e produkteve komerciale që gjenden normalisht në dyqan, si dhe disa më të mëdhenj që zakonisht përdoren në spektaklet piroteknike.

Dëmet në lagjen e shpërthimit

Nuk dihet ende identiteti i viktimave, ndërkohë që forcat e rendit po kryejnë evakuimin e banorëve të zonës rezidenciale ku ndodhi shpërthimi, që vetëm për fat nuk ka përfshirë shtëpi të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos