
Autoritetet në Tajlandë kanë vendosur të hapin për publikun shpellën e Tham Luang brenda së cilës një vit më parë mbetën të bllokuar 12 të rinj futbollistë dhe trajneri i tyre. Mbi 2000 persona ishin të pranishëm në hyrje të shpellës, me shpresën se do të ishin ata të parët që do të hynin aty.
Ekipi i futbollit të djemve të rinj mori vëmendjen e të gjithë botës kur ata u bllokuan në shpellën e përmbytur për më shumë se 17 ditë. Ata u shpëtuan nga një forcë ndërkombëtare ku morën pjesë 90 zhytës.
Shpella në Tajlandë, që ndodhet në veri të provincës Chiang Rai u hap zyrtarisht për vizitorët të premten. Zyrtarët lejojnë vetëm grupe prej 20 personash njëkohësisht të vizitojnë shpellën e cila do të qëndrojë e hapur nga ora 08-30 deri në 16:30 çdo ditë. (A2 Televizion)