Radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 10:06 | Aktualitet

Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar sërish radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit.

Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë –Kukës, me pushues nga Kosova.

Fluks ka patur edhe në Morinë dhe si çdo të diel kolona e mjeteve ishte deri në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Këtë fundjave kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës. Në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe për këtë arsye nuk pati pritje të gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos