Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi në Malin Athos në Greqi, në mesditën e së shtunës.
Sipas mediave të huaja, që citojnë analizën e Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit është në zonën detare në një distancë prej vetëm 9 km në perëndim-veriperëndim të Karyes.
Lëkundjet e tërmetit u ndienë në orën 15:48 dhe ai kishte një thellësi fokale prej 12.5 km, shkruan A2 CNN.
Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në Selanik, Halkidiki, Tasos, Kavala dhe zona të tjera.
Pesë minuta më vonë, në orën 15:53, ndodhi një tërmet i dytë me epiqendër në të njëjtën zonë, magnituda e të cilit u vlerësua në 3.8 të shkallës Rihter. (A2 Televizion)