
Bashkimi Europian dënon ashpër nderimet dhe funeralin shtetëror të organizuar nga Serbia për kriminelin, Ratko Mlladiç. “Imazhet nga funerali i Ratko Mlladiç dje në Beograd ishin shokuese”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.
Ata më pas shtojnë se “Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.
“Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në funeral janë thellësisht për të ardhur keq. Ato tregojnë një dështim për t'u përballur me një kapitull të errët në historinë e kohëve të fundit të Europës dhe bien ndesh me vlerat që mbështesin rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian”, lexohet më tej në reagim.
Për shkak të funeralit dhe nderimeve për “kasapin e Ballkanit”, Bosnje dhe Hercegovina tërhoqi ambasadorin nga Beogradi. (A2 Televizion)
