Prokuroria e Lartë e Novi Sadit ngrit aktakuzë kundër 13 personave, lidhur me aksidentin tragjik në stacionin e hekurudhës muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 15 vetë.
Tragjedia, e ndodhur në 1 nëntor pas shembjes së strehës prej betonit në stacionin e rinovuar rishtazhi, shkaktoi zemërim publikë dhe një valë protestash masive.
Studentë, përkrahës të opozitës dhe qytetarë të thjeshtë dolën sistematikisht në rrugë pas ngjarjes, për te cilën fajësuan korrupsionin në qeveri dhe nepotizmin.
Në një deklaratë zura e prokurorisë në Novi Sad tha se kishte ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve dhe drejtueseve përfshirë, ministrin e dorëhequr të infrastrukturës, Goran Vesiq, zëvendësin e tij, ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskoviq, projektuesit e supervizorët e punimeve të rikosntruksionit.
Siç thuhet, 13 të dyshuarit ngarkohen me vepra penale si, krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve për shembjen e strehës, sipas Prokurorisë. Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina.
Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë. Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen. (A2 Televizion)