
Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Koridhalosit në Greqi gjatë ditës së sotme. Autoritetet greke u njoftuan pasi një i burgosur u arratis nga burgu i Korydallos dhe sipas informacioneve fillestare, ai është një 48-vjeçar shqiptar, i cili arriti të arratiset nga burgu në rrethana që janë nën hetim.
Sipas informacione nga mediat greke, arratisja ndodhi gjatë kohës së ushqimit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy zona sigurie të njëpasnjëshme mund të jenë hapur njëkohësisht, një fakt që dyshohet se i burgosuri e ka shfrytëzuar për t'u arratisur.
Autoritetet kanë nisur hetimet për ta gjetur dhe arrestuar atë, ndërkohë që po shqyrtojnë njëkohësisht rrethanat në të cilat u bë e mundur arratisja, si dhe çdo përgjegjësi në funksionimin e masave të sigurisë në burg.
Kjo, pasi ka dyshime se ai edhe mund të jetë ndihmuar nga brenda burgut prej gardianëve, duke i krijuar lehtësira në arratisje. (A2 Televizion)