Ana Bërnabiç nuk i pret në Beograd, dy kongresmenët amerikanë vizitë historike në Preshevë

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 19:36 | Ballkani

Luginën e Preshevës e kanë vizituar kongresmenët amerikanë. Kryetarja Ardita Sinani në një mesazh deklaroi se kjo është shumë e rëndësishme pasi kongresmenët u njohën me situatën dhe vështirësitë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si pasojë e diskriminimit të Serbisë.

“Kjo vizitë po dëshmon se angazhimi ynë i vazhdueshëm dhe takimet lobuit që kemi zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar po japin rezultatet e para konkrete edhe fakti që dy kongresmenë amerikanë sot kanë ardhur për të parë nga afër realiteti në terren pozitën e pavolitshme dhe diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo normal që e ka një domethënie të veçantë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për ne. E gjatë takimeve ne kemi diskutuar hapur edhe për problemet kryesore me të cilat po përballen shqiptarët e luginës si diskriminim institucional, pasivizimi i adresave apo mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës, shkalla e lartë e papunësisë, shpërngulja e të rinjve, moszbatimi i marrëveshjeve të arritura, por edhe bllokimi i mjeteve të fondit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë për mbështetjen e shqiptarëve që po jepen në këtë rajon. Po ashtu edhe kemi ngritur edhe shqetësimet lidhur me paralajmërimet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Përshtypja jonë nga ky takim është jashtëzakonisht pozitiv ku kongresmenët kanë treguar interesim të madh, kanë kërkuar detaje konkrete për shumë çështje që i prekëm gjatë diskutimeve. Kjo na jep shpresë se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet edhe më shumë në qendrën vendimmarrëse ndërkombëtare përtej Atlantikut. Edhe jam mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve e gjithësisht ndaj neve. Një falënderim kam edhe për lobin shqiptar amerikan, i cili ka dhënë kontribut të madh që çështja e luginës të jetë pjesë e agjendës së SHBA-së. Por një falënderim edhe për qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen, mundësimin e vizitave tona në Amerikë si dhe të gjithë përfaqësuesit politik shqiptar nga lugina, të cilët pavarësisht bindjeve po bashkohen kur është në pyetje interesi kombëtar dhe po paraqesim realisht gjendjen e shqiptarëve karshi Serbisë. Domethënë karshi Serbisë të gjithë jemi bashkë. Lugina e Preshevës ka rëndësi jo vetëm për shqiptarët por edhe në aspektin strategjik rajonal. Duke qenë nyje e rëndësishme korridori i 10 dhe në lidhjet kryesore infrastrukturore të Ballkanit, stabiliteti, barazia, zhvillimi i këtij rajoni janë në interes të të gjithë rajonit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos