
Dhjetëra mijëra qytetarë serbë, të udhëhequr nga studentët, u mblodhën në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, shkruan A2CNN.
Protestuesit vërshuan në sheshin qendror të Beogradit nga disa drejtime, shumë prej të cilëve duke mbajtur banderola dhe bluza me mbishkrimin “studentët fitojnë”.
Studentët kanë thënë se tubimi i tyre do të jetë paqësor. Por ka shqetësime për konflikt të dhunshëm me besnikët e Vuçiçit, të cilët shpesh janë të veshur me kapuçë dhe të maskuar dhe që kanë sulmuar studentë protestues në të kaluarën. Edhe sot nuk munduan grumbullimet nga besnikët e Presidentit serb.
Me studentët që udhëheqin lëvizjen kundër korrupsionit, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për ta nxitur Vuçiçin të shpallë zgjedhje të parakohshme. Vuçiç ka deklaruar se votimet në Serbi mund të mbahen mes shtatorit dhe nëntorit të këtij viti.
Katastrofa në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, e cila vrau 16 persona, shkaktoi protesta kundër korrupsionit, duke bërë thirrje për një hetim transparent, duke e detyruar kryeministrin e atëhershëm Milos Vuçeviç të jepte dorëheqjen. (A2 Televizion)